Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike
👁4191
Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Fushë Krujë, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në zonat e malësisë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni synon të godasë grupet kriminale që mund të jenë përfshirë në kultivim të kanabisit apo drogërave të tjera në terrenet e vështira malore. Një numër i madh efektivësh janë përfshirë në aksion, duke kontrolluar zona të thella dhe të pyllëzuara. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për ndonjë të arrestuar apo sasi të sekuestruar.