Policia aksion blic për parkimet kaotike, karrotrecët largojnë dhjetëra makina, ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm

Policia aksion blic për parkimet kaotike, karrotrecët largojnë dhjetëra makina, ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion të gjerë gjatë 24 orëve të fundit për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjete të parkuara gabimisht, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Vlorë, kontrollet janë intensifikuar në qytet dhe në zonat bregdetare, me fokus të veçantë në lagjen “Muradia”, bulevardin “Ismail Qemali”, zonën e Lungomares dhe akset më të frekuentuara të qytetit. Gjatë këtij aksioni: Janë vendosur qindra gjoba administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe kalimet për këmbësorë; Janë larguar me karrotrec dhjetëra mjete që bllokonin qarkullimin...
Burimi: Sot.com.al