Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia: 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve, të arrestuar apo të proceduar
Policia e Shtetit apeloi sot qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre si me qëllim apo nga pakujdesia pasi do të përballen me ligjin. Policia solli një përmbledhje të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga zjarret dhe për shuarjen e tyre, po vijojnë me intensitet veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme...