Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Polici në Vlorë denoncon shefin që rrahu kamerierin: Më përplasën gruan te vijat e bardha, Ardian Isufi fshehu provat (VIDEO)
Efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, Rexhep Llacaj akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Isufi është njëherësh dhe oficeri i cili dhunoi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë disa ditë më parë për një shishe uji. Llacaj tha për News 24 se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave. Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor...