“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!
Analisti Ilir Demalia, i ftuar në studion e “Të paekspozuarit” ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave. Ai theksoi se policët nuk janë armiq të vendit dhe kritikoi opozitën për mungesën e një dënimi të akteve të dhunës. Demalia u shpreh se personat që kanë dëmtuar institucionet dhe bizneset duhet të ndëshkohen. “Urim të shpejtë djalit që u plagos në sy, por edhe të gjithë të plagosurve të tjerë, si protestuesve, ashtu edhe efektivëve. Sepse policët nuk janë armiq të këtij vendi. Unë nuk kam parë në të gjithë vendet e Evropës që pedagogët dhe opozita të mos dënojnë dhunën. Vetëm studentë, Tirana sot ka 90 mijë. A kanë qenë në shesh 90 mijë njerëz? Jo, jo. Asnjë nga këta politikanë nuk dënon barbarinë. Duhen...
Burimi:
javanews.al