Policët i thyen këmbën në protestë, Ledion Balla tregon ngjarjen. Nëna tregon dëmtimet e rënda
Një dëshmi e rëndë vjen nga Spitali i Traumës, ku Ledion Balla po merr trajtim mjekësor pas dhunës së pretenduar nga katër punonjës të Policisë. Në një intervistë për emisionin investigativ “Fiks Fare”, i riu dhe nëna e tij kanë treguar detaje nga ngjarja dhe gjendja e tij shëndetësore. Nga shtrati i spitalit, Balla ka rrëfyer momentet kur, sipas tij, u godit me forcë. Ai thotë se ndodhej në një lokal dhe po përpiqej të largohej, por rruga ishte e bllokuar. “Ndjeva që u përplasa fuqishëm. Isha aty në lokal dhe nisa një herë të iki. Pastaj s’kisha ku shkoja se ishte rruga e bllokuar”, tregoi ai. I riu ka mohuar se ishte pjesë e protestës, ndërsa ka shprehur indinjatën për atë që i ka...
Burimi:
kohajone.com