Polica jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë

Polica jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, Policia e Vlorës njoftoi se në momentin e kapjes, Flodian Plakut i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash. Gjithashtu, në raportimin e policisë u theksua se në një nga armët, iu gjet fishek...