Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

Pas polemikave që shkaktoi ekspozimi i veshjeve të Çerçiz Topullit në një manekin, ku ra në sy një portret aspak dinjitoz për një figurë kaq të rëndësishme për historinë e pavarësisë së vendit tonë, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij erdhi pas reagimeve të shumta dhe polemikave në rrjetet sociale, ku u kritikua mënyrë se si u shfaq manekini i tij në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës. Hysi ia ka paraqitur dorëheqjen kryebashkiakut Flamur Golemi, ndërsa përmes një deklarate thotë se “gabimi” u rregullua. Ai e cilësoi dorëheqjen si një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin. “Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen...