Burimi:
Javanews.al

Pogradeci zbardhet nga reshjet e dëborës, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor
👁3180
Qyteti i Pogradecit është mbuluar nga reshjet e dëborës me intesitet deri në mesatar kanë nisur rreth orës 18:00. Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin e automjeteve ndërkohë mjetet borëpastruese ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti për pastrim dhe kriposje. Përsa i përket zonave të tjera të qarkut janë regjistruar më së shumti rreshje shiu ndërsa në zonat malore rreshje shiu/dëbore. Nuk dihet ende nëse kjo kthesë e papritur e motit do të ketë ndikim negativ në bujqësi.