Burimi:
Gijotina.com

Pogradec/ Magazina përfshihet nga flakët
👁4800
Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një magazinë të vogël në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, rreth orës 13:40. Në ambientet e magazinës mësohet se jetonte një person i pastrehë, i cili në momentin e shpërthimit të flakëve, u nxor në kohë nga zjarrfikësit dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Sipas informacioneve paraprake, dëmet janë vetëm materiale, pasi zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Magazinat ndodheshin në një oborr banese, pranë ndërtesave të tjera, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Aktualisht, grupi hetimor...