Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pogba refuzon ofertat për të luajtur në Botërorin për klube, stërvitet i vetëm dhe pret kalimin në Principatë
Paul Pogba, tashmë 32 vjeç, i është ofruar transferimit te Monaco në kampionatin francez. “FootMercato” konfirmon se ish-mesfushori i Juventus, aktualisht pa kontratë, i është ofruar klubit të Principatës. Francezi dëshiron të rikthehet në lojë pasi përfundoi dënimin dhe u tha lamtumirë bardhezinjve. E ardhmja e tij pritet të jetë në Ligue 1. Pas uljes së ndalimit të tij për doping nga katër vjet në 18 muaj, Paul Pogba ka qenë zyrtarisht i disponueshëm për t’u rikthyer në fushë që nga marsi i kaluar. Ai nuk ka nënshkruar me asnjë klub, por është duke vlerësuar disa oferta nga Evropa, MLS dhe Arabia Saudite. Pavarësisht interesimit që ka marrë edhe në kuadër të Kupës së Botës për klube, Pogba ka preferuar të mos ngutet në një...