‘Po vij me paketë’/ Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano

‘Po vij me paketë’/ Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në një operacion policor që kishte nisur më parë, pasi akuzohen për trafik droge. Gjatë arrestimit, policia u gjeti dy të rinjve një sasi prej gjysmë kilogrami hashash gati për shitje. Aksioni u zhvillua në Milano, në zonën e Vermezzos. Një 21-vjeçar me prejardhje shqiptare dhe një 24-vjeçar italian kryenin aktivitetin e tyre ilegal kryesisht në parkingjet e zonës. Në duart e policisë përfunduan 500 gramë hashash dhe 0.9 gramë kokainë. Njëri prej tyre mbante edhe një teh çelësi, pa asnjë arsye të justifikuar. Gjykata në Pavia konfirmoi arrestimet gjatë seancës së sigurisë....
Burimi: Syri.net