Po vendosnin shtyllat e ndriçimit, ky është punonjësi i Bashkisë që humbi jetën në krye të detyrës

Po vendosnin shtyllat e ndriçimit, ky është punonjësi i Bashkisë që humbi jetën në krye të detyrës

Muhamet Sylisufaj është 58-vjeçari që humbi jetën tragjikisht këtë të martë, ndërsa ishte duke kryer detyrën si punonjës i Bashkisë Tropojë. Ai po punonte së bashku me tre kolegë për vendosjen e shtyllave të ndriçimit përgjatë rrugës së Dobravës, në afërsi të fshatit Bujan, kur një prej shtyllave ra në kontakt me telat e energjisë elektrike. Goditja nga korrenti ishte fatale për Sylisufajn, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, tre kolegët e tij, Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç dhe Afrim Aliaj, 21 vjeç, pësuan dëmtime dhe u transportuan për trajtim mjekësor në Spitalin e Bajram Currit. Gjendja e njërit prej të plagosurve është raportuar më kritike dhe ai është nisur drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Pas tragjedisë, familja Sylisufaj në...