Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset
Një 23-vjeçar që po trafikonte 5 egjiptianë të mitur me mjetin e tij u shpall në kërkim pak pasi i braktisi afër Tapizës në Fushë-Krujë, kurse dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, u morën nën akuzë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konfirmuan sot (5 gusht) se shpallën në kërkim A. M., 23 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar 5 të miturit nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë, me destinacion drejt vendeve të BE-së. Automjeti me të pesë personat u gjet i braktisur në aksin rrugor Tapizë-Fushë-Krujë. “Në vijim të hetimeve për këtë rast, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u identifikuan 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të 23-vjeçarit, konkretisht shtetasit B. B., 38 vjeç dhe F. C.,...