Po shkëlqen nën drejtimin e Amorim, tre klubet e mëdha të PL pas mbrojtësit të Milanit

Po shkëlqen nën drejtimin e Amorim, tre klubet e mëdha të PL pas mbrojtësit të Milanit

7 Nëntor 2026 16:07 Telesport Koni De Winter është bërë një nga lojtarët më të besuar të Ruben Amorim te Milan. Së fundmi, trajneri portugez deklaroi se asnjë mbrojtës tjetër në skuadrën e kuqezinjve nuk mund të krahasohet me belgun në lojën në ajër. Deri tani, De Winter ka qenë një nga futbollistët më të aktivizuar nga trajneri portugez dhe roli i tij në ekip është bërë gjithnjë e më thelbësor. Sipas CaughtOffside, mbrojtësi belg i kuqezinjve po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha të Premier League, si Manchester United, Liverpool dhe Chelsea. Kujtojmë se De Winter u transferua nga Genoa te Milan në verën e vitit 2025 për 22 milionë euro. Belgu ka qenë më parë edhe pjesë e Juventusit. De Winter është...