Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot rregullore të re për kantieret e ndërtimit, ku tha se duhen eliminuar zhurmat për banorët e zonave ku ndërtohet. Nga një bashkëbisedim live me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama tha se kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problem i zonës, në të kundërt tha ai, do ketë masa drastike. “Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo...