No Image Available

Po planifikonte gjakmarrjen/ Parandalohet vrasja, 37-vjeçari do merrte hak për sulmin ndaj vëllait

Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se po përgatitej të kryente një akt hakmarrjeje për vëllain e tij, I.L, i vrarë më 9 korrik 2026 në Kurbin. Sipas policisë, ndërhyrja u krye në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, përmes të cilit u parandalua një ngjarje e dyshuar kriminale. Në pranga është vënë E.G i njohur edhe me aliaset B dhe L. Sipas uniformave blu, 37-vjeçari u ndalua në Fushë Milot, teksa drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një armë zjarri automatike të tipit “Skorpion”, si dhe një krehër me 16 fishekë luftarakë. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë. Autoritetet dyshojnë se 37-vjeçari po...