Po ndërtonte pa leje në zonën e plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë, e pëson edhe polici i zonës (EMRI)
pamje-sarande SARANDË- Një 47-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Rica është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti në zonën e plazhit, në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, rasti u konstatua gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren. Shërbimet e Policisë "Shqiponja" konstatuan një sipërfaqe toke të mbuluar me materiale ndërtimore që po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi. Gjatë operacionit janë hequr dhe sekuestruar 48 shezlongë dhe çadra. Për këtë rast, u pezullua nga detyra edhe polici i zonës dhe ndaj tij nisi procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, pasi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë. Njoftimi i Policisë: Sarandë/Po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në...
Burimi:
zeri.ai