“Po manipulohet procesi zgjedhor”/ Topalli: Njerëz të paidentifikuar marrin zarfet në lokalet e lojërave të fatit

“Po manipulohet procesi zgjedhor”/ Topalli: Njerëz të paidentifikuar marrin zarfet në lokalet e lojërave të fatit

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR. Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë. “Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi,...
Burimi: Sot.com.al