“Po këtë në Londër, shqipot e kanë?”/ Rama bën humor pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna nga lokalet

“Po këtë në Londër, shqipot e kanë?”/ Rama bën humor pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna nga lokalet

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Londra në rrjetet sociale, për të bërë pak humor pas aksionit për “çlirimin e trotuareve” nga zaptimi i lokaleve. “Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama. Aksioni për “çlirimin e trotuareve” në fakt, nuk është se ka çliruar gjë deri më tani. Për momentin janë hequr vetëm tendat, jo karriget. Po ndoshta e kanë lënë për aksionin e radhës!