Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në Durrës! Gruaja dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në Durrës! Gruaja dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Një aksident dramatik ndodhi pasditen e sotme (3 shtator) në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës. Një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.