Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja boshnjake

Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja boshnjake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66 vjeçe dhe banore e Bosnjë e Hercegovinës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë larjes në det. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv