“Po japin rezultate me reformat”- Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe 5 kapituj brenda dhjetorit, Kos: Zgjerimi po ecën përpara!
Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj të tjerë të negociatave deri më 15 dhjetor, kur në Bruksel të mbahet mbledhja e ministrave për çështjet evropiane. Lajmi u bë publik në Athinë në tryezën e miqve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbyllur tashmë katër kapituj brenda një kohe të shkurtër. E pranishme në këtë takim komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria dhe shtetet e tjera pararojë po japin rezultate konkrete me reformat. “Më në fund, 23 vjet pas Samitit të Selanikut, po shohim rezultate konkrete me zgjerimin e BE-së. Në grupin e katër vendeve që kryesojnë procesin, dy janë nga Ballkani Perëndimor: Mali i Zi dhe Shqipëria; Shpresoj se kjo do t’i inkurajojë edhe të tjerët që të arrijnë rezultate të njëjta. Kemi mundësi të...
Burimi:
javanews.al