Ministret Kumbaro dhe Spahiu takohen me studentët e Mjekësisë që përfitojnë nga ndryshimet në rregulloren e Praktikës Profesionale
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu patën një takim me studentë të Fakultetit të Infermierisë, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, si dhe përfaqësues të këtij Universiteti në vijim të ndryshimeve të rregullores së praktikës profesionale që lehtësojnë procedurat administrative dhe u japin mundësi studentëve që pas kryerjes së praktikës profesionale, të hyjnë menjëherë në Provimin e Shtetit. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u shpreh se ky ndryshim reflekton kërkesat e vetë studentëve të cilat janë dëgjuar dhe është punuar për t’u dhënë zgjidhje ligjore. “Duke qëmtuar të gjithë hapat që ju duhen për t’u futur në profesion, që nga momenti që jeni futur në konkurs dhe keni aplikuar për në universitet përmes sistemit të brendshëm...
Burimi:
javanews.al