Po drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohet 22-vjeçarja dhe një tjetër në kryeqytet

Po drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohet 22-vjeçarja dhe një tjetër në kryeqytet

Dy persona, mes tyre një 22-vjeçare dhe një 30-vjeçar kanë rënë në prangat e policsë së kryeqytetit. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se të rinjtë u kapën pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit R. H., 30 vjeç dhe R. P., 22 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.