Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Po digjet pylli me pisha në Patos, shikoni pamjet
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme (Ora 17:40) në pyllin me pisha dhjetra vjeçare në anën e poshtme të fshatit Gjinoqarë bashkia Patos. Sipas burimeve të Syri.net nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës era po ndihmon flakët ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e ben të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse. Alket Halimi shef i zjarrfikseve në bashkinë Patos thotë se në vendngjarje janë 4 automjete zjarrfikse të Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyrja është e pamundur.Po luftohet me mjete rrethanore dhe sa mundet ndihmojnë zjarrfikset dhe banorë të zonave si dhe struktura të bashkisë. Për momentin flakët po avancojnë të ndihnuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë nga pjesa sipër dhe sot po digjet nga pjesa poshtë....