“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

Botuesi Nikoll Lesi ka komentuar në emisionin “Shqipëria Live” publikimin e mesazheve private që lidhen me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Lesi u shpreh se hetimi duhet të fokusohet te gjërat kryesore dhe shtoi se ‘nuk mundet që gjithë kazani i madh që ka SPAK të dalë në publik’. Pjesë nga biseda: Nikoll Lesi: Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ duhet të akuzohet për gjërat kryesore. Pashë dje në portale disa mesazhe që ishin skandaloze, futen në çështje private, çështje intime. Ato janë çështje të personalitet të saj, të familjes së saj. Nuk mundet që gjithë kazani i madh që ka SPAK të dalë në publik. Ky është mendimi im, ndoshta e kam gabim. Sidorela Gjoni: A e dëmton kjo institucionin? Pra, a dinë njerëzit t’a ndajnë...