“Po ble vota”/ Bllokoi makinën e drejtorit të Arsimit në Lezhë, Gjykata liron bashkëshortin e Elda Hotit

“Po ble vota”/ Bllokoi makinën e drejtorit të Arsimit në Lezhë, Gjykata liron bashkëshortin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën “detyrim paraqitje”, bashkëshortin e deputetes së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja, dhe Amarildo Jushin, të arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe“Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit, dhe A.D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin...
Burimi: Gijotina.com