“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, duke u ndalur te dëmtimi i institucioneve dhe simboleve që, sipas tij, nuk mund të justifikohen me pakënaqësinë ndaj qeverisë apo politikës. Ai përmend konkretisht Arkivin Qendror të Shtetit, Nunciaturën Apostolike, flamurin e Selisë së Shenjtë dhe institucionet që lidhen me Bashkimin Europian. Reagimi i Piro Vengut: “Le ta ndjekim deri në fund arsyetimin e komentuesve të elitës dixhitale pa mandat, që kanë vërshuar sërish sot për të intimiduar këdo që nuk mendon si ata: E zëmë se institucionet i digjni për faj të të korruptuarve. E zëmë se dyqanet dhe bankat i kanë oligarkët. E zëmë se mediat janë të shitura. Po Arkivi Qendror i Shtetit? Institucioni që ruan kujtesën...