Plumbat e gomës në protestë, a e njeh Delegacioni i BE-së vendimin e Strasburgut?

Plumbat e gomës në protestë, a e njeh Delegacioni i BE-së vendimin e Strasburgut?

Përdorimi i plumbave të gomës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së sotme në Tiranë ngre pikëpyetje mbi respektimin e standardeve evropiane për të drejtën e tubimit dhe mbrojtjen e integritetit fizik të qytetarëve. A është në dijeni Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i standardeve të përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut? Një referencë e rëndësishme është vendimi i Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së në çështjen Tsaava dhe të tjerët kundër Gjeorgjisë, i datës 11 dhjetor 2025, që shqyrtoi përdorimin e tepruar dhe pa dallim të armëve me predha goditëse gjatë protestave në Tbilisi. Sipas standardeve të trajtuara nga Gjykata, përdorimi i predhave kinetike duhet të jetë masë e fundit, vetëm përballë një kërcënimi real dhe të menjëhershëm ndaj jetës ose...