Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plumba drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës! E kaluara e Mondi Vogës, në 2017 iu vendos tritol, në 2020 u arrestua
Mondi Voga dhe Arjan Ndoja FUSH-KRUJË-Një lokal në fshatin Halilaj në Fushë Krujë është qëlluar me armë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, ish-shofer i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. Po në 2017 lokalit në pronësi të Vogës iu vendos eksploziv. Njoftimi i policisë: Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si...