Plejada e personaliteteve të shquara Arbërore në brigjet e Adriatikut Lindor dhe Perëndimor gjatë shek. XV

Plejada e personaliteteve të shquara Arbërore në brigjet e Adriatikut Lindor dhe Perëndimor gjatë shek. XV

Shkruar nga Dr. Sc. Pajazit Hajzeri Shekulli i XV, për popullin shqiptar ishte një goditje dhe fatkeqsi e madhe kombëtare. Fushatat luftarake shumëvjeçare të pushtuesve osmanë, rrënuan dhe shkatërruan gati çdo gjë në Arbëri. Pushtuesit osman dogjën dhe shkatërruan fshatra e qytete të lulëzuara, grabitën pasuritë e popullit, vranë njerëzit e pambrojtur, internuan dhe morën si skllavër shumë banorë të vendit. Si pasojë ndodhi një rënie e gjithëmbarshme ekonomike dhe një shkatërrim i madh i forcave prodhuese[1]. Me këtë rast shfaqet një dukuri e shpërnguljes së popullsisë në masë më të madhe. Një ndër zonat e rëndësishme të shpërnguljeve arbrërore ishte edhe treva bregdetare e Dalmacisë, që nga gryka e Kotorrit në jugë dhe deri në Pola e Istër në veri. Në këtë anë të...