Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj & Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj & Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në kuadër të Play-off-it të Botërorit. Vajzat kuqezi vijojnë përgatitjet në Shkodër, me fokus të plotë te kjo përballje e rëndësishme, ndërsa synimi është një paraqitje sa më e mirë dhe një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit. Në prag të kësaj sfide, Klea Hamonikaj dhe Arbiona Bajraktari kanë folur për fshf.org, duke vlerësuar gjendjen e skuadrës, forcën e grupit dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në këtë moment historik. Hamonikaj thekson se grupi është i bashkuar dhe se të gjitha vajzat e dinë rëndësinë e këtij momenti historik. “Janë dy ndeshje shumë të vështira dhe shumë të rëndësishme. Secila nga vajzat e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sepse...