Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Plas’ në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut
Konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike kanë hyrë në një fazë kritike, me Belind Këlliçin në epiqendër të një stuhie akuzash që vijnë jo nga kundërshtarët politikë, por nga radhët e vetë opozitës. Një artikull i publikuar në portalin “Timoni.al”, i cili besohet të jetë pranë linjës së Sali Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj Këlliçit, duke e etiketuar si një “opozitar ditën, mburojë të Ballukut natën”. Sipas shkrimit, Këlliçi po përpiqet të ruajë një imazh të një opozitari të vendosur ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk ka reaguar ndaj akuzave që rëndojnë mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, për shkak të, siç pretendohet, lidhjeve familjare dhe konfliktit të interesit. Editoriali nënvizon se vëllai i Këlliçit ka punuar si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur...