Plas grushti te ‘313’, Nuredin Dumani godet me grusht policin e burgjeve

Plas grushti te ‘313’, Nuredin Dumani godet me grusht policin e burgjeve

Nuredin Dumani TIRANË-Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e sigurisë së lartë, ku janë izoluar disa nga bashkëpunëtorët e Drejtësisë, ka ndodhur një përplasje fizike mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe policit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.  Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë informacion se ngjarja është regjistruar në mesin e muajit gusht 2026, brenda ambienteve të paraburgimit dhe vetëm tani polici, Rexhep Sina, ka bërë denoncim në Policinë e Burgjeve, duke çuar që Prokuroria e Tiranës të regjistrojë një dosje penale për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”. Siç mësohet, bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, ka goditur fizikisht punonjësin e...