Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar
Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar. Punonjësi ndodhet ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 24.07.2025, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një marketi, ka plasur një fikse zjarri. Si pasojë është dëmtuar punonjësi i marketit shtetasi A. C., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.