Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut

Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut

Shpëtim Musliu është një nga personat e përfshirë në hetimet për një plan të dyshuar terrorist me urdhër nga dy iranianë, ku objektiv ishte një biznesmen izraelit në Greqi, drejtues i lartë i një kompanie të industrisë së prodhimit të armëve në Izrael. Musliu, i lindur më 21 dhjetor 1996 dhe banues në Kumanovë, është mes personave që dyshohet se ishin rekrutuar për të realizuar atentatin në territorin grek. Sipas informacioneve të mësuara nga korrespondenti i Top Channel, ai është një prej katër shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se kanë qenë pjesë e kësaj celule. Sipas të dhënave të hetimit, grupi drejtohej nga Edriz Mavaneh, ndërsa në të dyshohet se ishin të përfshirë edhe dy shtetas iranianë. Njëri prej tyre, i identifikuar si...