Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë…

Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë…

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe urdhrat e vazhdueshëm që burojnë nga qelia e paraburgimit, kanë ngritur pikëpyetje të shumta mbi një përplasje të mundshme në distancë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryeministrit Edi Rama. Shkresat për emërime dhe shkarkime në administratën e bashkisë, në një kohë kur protestat e qytetarëve kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, po lexohen nga një pjesë e publikut si një revansh dhe sfidë e hapur. Megjithatë, analistët sugjerojnë se e gjithë kjo situatë është një fasadë e mirëmenduar. Sipas një analize të detajuar të bërë nga avokati Genci Gjokutaj në Syri Televizion në një bisedë më moderatorin Bled Marku, mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë reale pushteti. Pretendimet se Veliaj po i bën presion Ramës hidhen poshtë,...