Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund të “mbytet” para se të aplikohet!
Duket sikur karma do ndjekë kryeministrin britanik në planin e tij dëshpërues për frenimin e kalimeve ilegale dhe mbërritjen deri më tani të rreth 22 mijë emigrantëve me gomone nëpër La Mansh, siç bëri ai me planin e Ruandës nga ish-kryeministri Boris Johnson. Skema pilot e arritur me dhimbje me presidentin francez Macron, në Londër, për “shkëmbim kokë më kokë” të rreth 50 emigrantëve në javë si fillim, që nënkupton 6 për qind të të ardhurve, kur 94 për qind të tjerët do t’i shpëtojnë përzevolit anglo-francez të hedhur në ujërat e La Manshit, me shumë gjasa do të sfidohet...