Plagosje që kërkojnë hetim, përplasje të forta dhe studentë që nuk tërhiqen, çfarë ndodhi sot?
Protesta e 12-të studentore në Tiranë u shënua nga plagosje të rënda, përplasje me policinë dhe skena dhune që u zhvendosën në disa zona të kryeqytetit. Një i ri me dëmtim serioz në sy iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës, ndërsa aktivisti Sazan Guri u raportuan të lënduar gjatë tubimit. Mes pamjeve më shqetësuese të ditës janë edhe ato të publikuara nga gazetari Osman Stafa, i cili dokumentoi momentin kur një qytetar u godit me shkop gome nga efektivë policie dhe mbeti i shtrirë në tokë, pa ndjenja. Ndërkohë, nga Spitali i Traumës, deputeti Blendi Himçi i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë veprimet e policisë, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protestë të dielën. I riu me dëmtim...
Burimi:
sot.com.al