Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosje me thikë dhe levë hekuri në Vlorë, në pranga dy persona
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. Një 23-vjeçar i identifikuar si Olsian Xhanaj është arrestuar pasi një ditë më parë goditi me levë hekuri në kokë një 33-vjeçar pas një sherri të ndodhur në lagjen “Kushtrimi”. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 autorë të dyshuar, konkretisht: -u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi...