Plagosje me armë zjarri në Korçë

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja është shënuar në unazën e qytetit. I plagosuri, me inicialet Dh.Sh është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim. Sipas raportimeve, ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.