Plagosja në sy me plumb gome e Erjon Vishkullit, Prokuroria kemi nisur hetimin: Letërporosi Italisë

Plagosja në sy me plumb gome e Erjon Vishkullit, Prokuroria kemi nisur hetimin: Letërporosi Italisë

Erjon Vishkulli TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në sy të Erjon Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. NJOFTIMI I PROKURORISË: Prokuroria Tiranë nis hetim kryesisht për dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave në kryeqytet. Hetime edhe për përdorimin jo proporcional të forcës nga policia Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet. Menjëherë pas ngjarjes të regjistruar më 24.10.2026, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,...