Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, Prokuroria nis hetimin: Letërporosi Italisë, sekuestrohen kamerat
Erjon Vishkulli TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në sy të Erjon Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se po hetohet edhe për përdorimin jo proporcional të forcës nga policia. Lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit është bërë administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Gjithashtu në kuadër të hetimeve po punohet për përcaktimin e mënyrave konkrete të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim përcjelljen e një letërporosie drejtpërdrejt pranë këtyre autoriteteve. 28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur gjatë protestës së 24 tetorit. I riu...
Burimi:
zeri.ai