Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Plagosja e ish-efektivit në Sarandë, policia: 56-vjeçari u godit me tytën e një pistolete
Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ish-efektivit të policisë Adil Veli në Sarandë pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, ish-efektivi u godit me sende të rënda, me tytën e një pistolete. Gjatë konfliktit arma u shkrep në ajër në mënyrë të pavullnetshme duke mos rrezikuar jetën e personave në konflikt e sipër. Në vend ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Sakaq, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa ish-efektivi ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. NJOFTIMI: Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është...