Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga për ngjarjen, dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën këta shtetas. Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar. Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet...
Burimi: Opinion.al