Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin 25- vjeçar

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin 25- vjeçar

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë të H.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” sipas nenit 88/2 të Kodit Penal. Në çështjen me numër 62, lidhur me plagosjen e nënës së tij disa herë me thikë, gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal: shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër është ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, ndërsa shpenzimet gjyqësore do të mbulohen sipas procedurës. Njoftimi i plotë:  Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen...