Plagosi nënën, 26-vjeçari i papunë prej kohësh! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle

Plagosi nënën, 26-vjeçari i papunë prej kohësh! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Maqellarë të Dibrës. 26-vjeçari Itles Sula plagosi nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N.S, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.