Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosi me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plagosjes së një 23-vjeçari, i cili u qëllua me thikë dje në fshatin Dojan. Specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, arrestuan 18-vjeçarin O.L., nga Bajram Curri, i dyshuar për tentativë vrasjeje, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë 23-vjeçarin A.B., banues në Tropojë. Një tjetër shtetas, 21-vjeçari A.H., nga Dojani, u arrestua për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit të automjetit të 23-vjeçarit, policia gjeti një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndaj të cilit është iniciuar edhe procedim penal, por...