Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Durrësit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar. Në pranga ra Ergys Pjeçi, 38 vjeç, i cili një ditë më parë dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë 21-vjeçarin L.I., në lagjen 13 të Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar, janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e...
Burimi: Javanews.al